Aktori nga Kosova, pjesë e filmit hollivudian

5 Tetor, 2019 - 11:30 am

Aktori Flurim Alija i cili punon dhe vepron për shumë vite në Gjermani po merr pjesë në një projekt filmik të Hollywood-it.

Filmi “Someone Dies Tonight”, është një bashkë prodhim amerikano-gjerman i zhanrit triller, xhirimet e filmit kanë nisur vitin e kaluar dhe po vazhdojnë akoma, ndërsa shumë shpejtë do ta ketë premierën botërorë.

Ne këtë film, pjesë e kastës janë edhe yjet e Hollywoodit, si Christopher Lambert, Tom Sizemor dhe Erik Roberts.

Gjatë intervistes për emisionin ARTRADIO, Flurimi djali nga Zahaqi i Pejës, në programin e natës të RADIO 1 ka thënë se është i kënaqur me punën dhe rolin, ndërsa nuk fshehu entuziazmin që luan përkrah aktorëve të mëdhenj botëror.

Flurimi, gjithashtu tregoj me krenari që nuk është i vetmi shqiptarë në këtë film, ku po marrin pjesë edhe dy aktorë të tjerë shqiptarë Leon Palushaj dhe Imer Tahiri

Vlen të thuhet se Flurim ALIJA është aktivë edhe në shumë projekte tjera filmike në kinemanë gjermane dhe është në fokus të mediave atje./KultPlus.com

Të ngjajshme