Aktori shqiptar në serialin amerikan

29 Qershor, 2018 - 5:00 pm

Nijazi Isufi i njohur tashmë me emrin artistik, Mason Alban (Mejson Alban) është aktori i ri shqiptar i cili luan në serialin amerikan Ray Donovan në rolin e një gangsteri shqiptar në New York.

Në moshë të re, ai së bashku me familje, kishte migruar në tokën e premtuar në Amerikë, si refugjatë i luftës së fundit në Kosovë.

Disa vjet më vonë, aktori me prejardhje nga Vushtrria, Nijazi Isufi, ka arritur të depërtojë në industrinë amerikane të filmit, pas disa roleve që kishte luajtur në disa teatro atje, shkruan 21 Media./ KultPlus.com

Të ngjajshme