Anulohet filmi i Matthew McConaughey,  shkak akuzat për historinë e vërtetë

18 Shtator, 2022 - 7:50 pm

Projekti i ardhshëm i Matthew McConaughey nuk është duke u realizuar më.

Vetëm gjashtë javë larg fillimit të xhirimeve, kompania e prodhimit Skydance Media ka vendosur të mos vazhdojë para me “Dallas Sting”, një film biografik i bazuar në historinë e Bill Kinder, një trajner legjendar i futbollit për femra nga vitet e 80-ta, sipas The Hollyood Reporter.

McConaughey ishte caktuar të luante si në rolin e Kinder në këtë film.

Media raportoi se producentët e filmit thuhet se morën “akuza shqetësuese rreth aspekteve të historisë së vërtetë në të cilën u bazua drama”.

Sipas The Daily Mail, filmi u anulua pasi i hodhën akuza kundër Kinder, 83 vjeçar, për të cilat thanë se  iu dërguan kompanisë së prodhimit.

Në një letër nga një burim i panjohur, Kinder u akuzua se i thërriste lojtarët me “nofka të papërshtatshme” , raportoi The Daily Mail.

Duke folur për median, trajneri i Dallasit mohoi akuzat dhe tha se letra “ishte goxha e fshehtë”. “Nuk kishte asgjë atje, asgjë nuk ka ndodhur kurrë,” tha ai.

Skydance Media nuk i është përgjigjur menjëherë pyetjeve së PEOPLE për koment, por as edhe përfaqësuesi i McConaughey.

Filmi do të rrëfente rrugëtimin e Kinder dhe ekipit të femrave “Dallas” në kampionatet botërore dhe fitoret e tyre ndaj Australisë, Japonisë, Kinës dhe Italisë, sipas The Hollywood Reporter.

Të ngjajshme