Arben Zharku për Cineuropa: I jemi mirënjohës Qeverisë e cila e sheh kinemanë të rëndësishme

22 Shkurt, 2019 - 4:54 pm

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës prononcohet për magazinën më të rëndësishme të Kinematografisë Europiane.

Në video intervistën e realizuar në shtandin e QKK-së në Berlinale ai e pëshkruan kontekstin aktual kinematografik në Kosovë duke përmendur potencialin e madh të filmbërësve Kosovarë, punën që po bën QKK-ja për të promovuar filmat e Kosovës, bashkëpunimin dhe bashkëprodhimin ndërkombëtar, sukseset e fundit më të mëdha, përkrahjen gjithnjë në rritje të institucioneve kosovare për filmin, si dhe zhvillimet dhe planet për lehtësirat financiare që priten të bëhen pjesë e ligjit të ri për kinematografinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme