Një nuse kroate në mesin e ashkalive

28 Korrik, 2023 - 2:15 pm

Ballsor Hoxha

(Rreth filmit dokumentar SNAJKA: DIARY OF EXPECTATIONS (Nusja: Ditari i Pritshmerive), është film dokumentar nga regjisorja Kroate Tea Vidovic Dalipi, Bashkprodhim i produksionit Restart nga Kroacia, STE Films nga Italia dhe Mobius nga Kosova. Filmi do te kete premierën e tij botërore në Dokufest, Prizren me 5 Gusht 2023.)

Ky film dokumentar është një shfaqje tejet interesante e një martese lindur në dashuri në një ambient tejet të rëndë, të vështirë.

Martesa jetësohet në ambient të mbetur pre e traditës në njërën anë, dhe të racizmit në anën tjetër.

Ky film është shfaqje tejet e rëndësishme e një jete të tërë martesore, që prej martesës, në Kroaci të një ashkalie dhe kosoavri, me një kroate në komunë kroate, deri në veshje të “dallamave”, fustanit të nusërisë në mesin e ashkalive në Kosovë të gruas kroate. Pastaj, si që e do jeta, pjesëmarrjen e tyre, këtij çifti, në të gjitha zakonet dhe traditat e jetës ferefinsore, prej matrtesës së vëllezërve të tyre, njëri në Zagreb tjetri në Kosovë, me gjithë karnevalin e çmedurive që i përcjellin këto fenomene. E deri tek karnevali i çmendurisë së zakoneve e dokeve për lindjen e fëmijës, si për shembull lidhja e ndrikullës me prerjen e flokëve të fëmijës kroat nga një vajzë kosovare.

“Kurrë nuk do të mund të jem çka ajo më don të jem” thotë diku Nusja në filmin dokumentar Snajka (Nusja) kroate, duke aluduar në Vjehrrën e saj ashkali në Kosovë.

Ndërsa derisa po kjo nuse martohet me burrin e saj ashkali nga Kosova në Kroaci, nëna e Nuses, kroate po ashtu, nuk e përqafon dhëndrrin e saj ashkali.

Kur i mendojmë këto konflikte, të heshtura, brutale, të shprehura dhe të ndodhura para nesh në kamerë, derisa ky çift jeton jetën e tij, mund lehtë të pyetemi kush kënd po e marton këtu. Vjehrra nusen, apo vjehrra dhëndrin?

Filmi dokumentar Snajka (Nusja) është një doku-film, i cili vrojton pa asnjë ndërhyrje një martesë të vështirë, më vonë edhe një familje të vështirë, që do të thotë familje në pozitë tejet të vështirë, me lindjen e vajzës së kësaj martese kroato – ashkali/kosovare. Por, gjatë tërë kohës, dhe gjatë tërë ndodhjes së jetës së vërtetë të një çifti e pastaj edhe të vajzës së tyre, pyetja është më se e qartë: kujt i takojnë jetët e këtyre tre personave, jetës së gruas/nënës kroate, burrit/babait ashkali/kosovar, dhe vajzës së tyre. Apo thënë edhe më brutalisht dhe më qartë, kush është Frida, në fund të fundit, vajza e këtij çifti me këtë emër, ashkali, kroate, kosovare, apo vetëm vajzë e vogël që ka lindur nga dashuria e prindërve të saj.

Kujt i takon kjo famije, këta tre persona, në kuptimin kush janë, çka janë dhe ku do të prëfundojnë?

Në të vërtetë, mbi të gjitha kërncënimet që i përcjellin këta tre personazhe, por në jetë reale, janë dy shtresa ku kjo familje tre anëtarëshe është e kërcënuar më së thelli:

1. Nga konflikti i gjeneratave

2. Liria e dashurisë së tyre, pavarësia e tyre

Konflikti i gjeneratave për këtë dashuri të lindur në tërë lirinë e saj të ndjenjës, dhe të tërheqjes së dy personave, për këtë çift është sikur një vrimë e zezë, ku tradita e gjeneratës së vjetër vazhdimisht zhdukë dhe asgjëson çfarëdo përpjekje të tyre për pavarësinë e dashurisë së tyre. Ata duhet t’i përmbahen “dallamave”, fustaneve të nusërisë, pastrimit të këmbëve në vaskë (e jo në dysheme të tualetit) dhe aq më shumë Frida vajza e këtij çifti ka vendosur qysh në moshën e saj katër vjeçare të shkojë lartë/poshtë në Kosovë dhe të vishet me take.

Ndërsa, liria e dashurisë së këtij çifti kroato-kosovar, pavarësia e tyre është e kërcënuar nga konteksti i tyre, nga racizmi kroat, aq më shumë dhe aq më rrezikshëm derisa vajza e tyre përjeton po të njëjtin në lëkurën e saj.

Është film dokumentar i cili moedoes duhet të shikohet nga të gjithë ne, jo vetëm për shpërfaqjen dhe të bërit reale jetën e një komuniteti kosovar të cilin e dimë se jeton këtu, por kurrë nuk kemi njohuri mbi të, dhe aq më shumë se jetojnë me jetët dhe me mendësinë krejtësisht kosovare. Arsyeja kryesore e arsyes për të parë këtë film është se na kujton secilin prej nesh për këtë tragjedi njerëzore, kalimin e gjeneratave, pamundësinë e kalimit të gjeneratave, dhe në të vërtetë mundësinë e të jetuarit në dashuri të pavarur, qoftë edhe në një martesë të “pamundshme” kroato – ashkali/rome, kosovare./ KultPlus.com

Të ngjajshme