Artistja shqiptare Iulia-Maria Kyçyku, në Locarno Film Festival

31 Korrik, 2017 - 2:50 pm

E njohur si Iulia Enkelana, artistja shqiptare Iulia- Maria Kyçyku do të jetë pjesë e një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropë, e cila, në edicionin e sivjetmë do të prezantohet me një film të shkurtër, shkruan KultPlus.

Vetë Iulia-Maria Kyçyku ka treguar për këtë film, se është film i metrazhit të shkurtër dhe është përzgjedhur në seksionin #movieofmylife.
“Në këtë seksion flitet për filmat që na kanë ndryshuar jetën, dhe pikërisht në këtë temë, kam realizuar këtë film, ku kam folur në gjuhën frënge për filmin “Netët e Cabiria-s” të Fellinit”, ka thënë për KultPlus, Iulia-Maria Kyçyku.
Ajo më pas ka shtuar se film nuk është fiksion, por një shprehje mirënjohjeje ndaj kinemasë. “Epika është teksti që them unë frëngjisht”, ka thënë ajo ecila jeton në Bukuresht.
Ky film është i pavarur dhe do të prezantohet më 10 gusht në Piazza Grande të Locarnos në Zvicër, ku do të nisë edicioni i 70-të. Festivali hapet më 2 dhe do të mbyllet më 12 gusht. /KultPlus.com
http://www.movieofmylife.ch/65-b270dd00

Të fundit

Të ngjajshme