Baddiel ‘kundër’ Murphyt në rolin e Oppenheimerit

3 Gusht, 2023 - 9:40 pm

Regjisori David Baddiel e ka vënë në pikëpyetje zgjedhjen e Cillian Murphyt për rolin e fizikanit hebre, J. Robert Oppenheimer.

Komiku i cili vetë është hebre ka sugjeruar në një intervistë të re që ai nuk është krejtësisht dakord që Murphyt i është dhënë ky rol.

“Për kastimin autentik mendoj që është diçka që ekziston a priori”, ka thënë Baddieli për The Times.

“Çfarëdo të drejta dhe gabime me të, mund t’ju bëj be që në këtë punë – dhe jam ende në këtë punë – drejtorët e përzgjedhjes tani frikësohen të përzgjedhin përpos në linjë me minoritetin të cilin e përzgjedhin. Mirëpo kur vjen puna te hebrenjtë, ata nuk zemërohen”./KultPlus.com

Të ngjajshme