Banff Kosovo nis nesër, 15 filma të shkurtër ju presin përgjatë dy ditëve të festivalit

9 Tetor, 2023 - 12:00 pm

BANFF Kosovo, festivali i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, vjen për të katërtën herë në Prishtinë nga BANFF Centre Mountain Film Festival në Kanada me një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë, çiklizmin, çështjet mjedisore, fuqizimin e gruas në sportet malore si dhe sfidat njerëzore në ekspedita të rralla natyrore.

Edhe këtë vit, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 15 filmash të shkurtër të ndarë në Red dhe Blue Programme, që do të shfaqen përgjatë dy ditëve, me 10 dhe 11 Tetor në Kino Armata në Prishtinë.

Banff Kosovo nis nesër më date 10 Tetor në ora 18:00 në Kino Armata.

Banff Mountain Film Festival në Kosovë mundësohet nga Swiss Development for Cooperation (SDC), Komuna e Prishtinës, Red Bull në Kosovë, Ambasada Kanadeze në Kroaci, Kino Armata, Gagi Print, dhe Tatamata. / KultPlus.com

Të ngjajshme