‘Barbie’ hyn në histori, një bilion dollarë vetëm në tre javë

7 Gusht, 2023 - 9:28 am


Vetëm tre javë nga premiera e filmit në kinema dhe shkrimtarja/regjisorja, Greta Gerwing, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke kapur shifrën e 1.03 bilion dollarë.

Gerwing është regjisorja e parë femër që ka arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Duke u nisur nga fenomeni i “Barbenheimer”, nuk është aspak e çuditshme që “Barbi” ka arritur këtë sukses. Dhe për të qenë realist, suksesi i pabesueshëm i kukullës, thuajse ishte i pritshëm.

“Kam rreth 30 vite në këtë biznes dhe fenomeni “Barbie” apo “Barbenheimer”, aq sa është i paprecedentë, ishte dhe paparashikueshëm,” shprehet Paul Dergarabedian, analist mediatik në Comscore.

Sipas Dergarabedian, vetëm 50 filma në histori, duke marrë parasysh edhe inflacionin, kanë mundur të arrijnë shifrën bilion dollarë.

Ai ka shtuar gjithashtu se fushata e marketingut për filmin, ishte treguesi i parë që “Barbie” do thyente rekorde në shikueshmëri.

Në një intervistë të dhënë rreth një muaj më parë për Collider, Margot Robbie, e cila luan edhe rolin kryesor në film, është shprehur mjaft e sigurt për suksesin e filmit.

“Mendoj se ju kam thënë që mund të kapin shifrën një bilion dollarë, që ndoshta po e teproja, por kisha besim në filmin që po bënim”, ka thënë aktorja.

Pavarësisht kritikave që mund të ketë marr, “Barbie” është padyshim fenomeni i këtyre ditëve. / KultPlus.com

Të ngjajshme