Betty White festoi ditëlindjen e 99-të

18 Janar, 2021 - 3:58 pm

Betty White është bërë 99 vjeçe ditën e djeshme (e diel) dhe ikona e “Golden Girs” zbuloi se po feston ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në një email për Associated Press, White shkroi: “Meqenëse po bëj 99 vjeç, mund të qëndroj zgjuar sa të dua pa kërkuar leje”.

Ajo gjithashtu ka folur haptazi për Entertainment Tonight në lidhje me planet e saj të 99-vjetorit. Aktorja amerikane zbuloi, “Ju ndoshta nuk keni pyetur, por unë do t’ju tregoj gjithsesi… Çfarë po bëj për ditëlindjen time? Ecja një milje çdo mëngjes është kufizuar nga COVID-19, kështu që unë jam duke punuar për të marrë ‘The Pet Set’ sërish, më pas t’i ushqejë dy rosat që vijnë të më vizitojnë çdo ditë”, transmeton KultPlus.

Në një intervistë të fundit me revistën People, Betty shpjegoi se si ajo ka qëndruar pozitive gjatë gjithë pandemisë COVID-19.

“Nuk më pëlqen ana tjetër”, tha ajo. “Ana pozitive është më argëtuese”.

Sa i përket asaj që e mban aktoren në këmbë, White zbuloi, “Një sens humori, mos e merrni veten shumë seriozisht. Ju mund të gënjeni të tjerët – jo se do ta bëja unë – por nuk mund ta gënjeni veten”. /KultPlus.com

Të ngjajshme