Beyonce në mbështetje të Taylor Swift-it, shfaqet në premierën e “Eras Tour”

12 Tetor, 2023 - 3:00 pm

Këngëtarja, Taylor Swift shkaktoi një furi totale të fansave ndërsa mbylli qendrën tregtare “The Grove” në Los Anxhelos për të organizuar një premierë epike për filmin e saj të shumëpritur të turneut “Eras Tour”.

12-herë fituese e “Grammy-t”, 33 vjeçe, zbuloi se i kishte përzgjedhur plot 2 mijë e 200 fansa për të parë pamjet e koncertit në ekranin e madh.

Swift ishte mishërimi i elegancës teksa pozoi në tapetin e kuq me një fustan blu me vlerë prej 12 mijë dollarësh përpara se të ulej brenda një prej 14 dhomave të shitura të shfaqjes brenda kinemasë AMC-së, në natyrë të hapur.

Dhe nëse një superyll nuk do të mjaftonte, Beyonce – e cila gjithashtu do të publikojë një film nga turneu i saj këtë vit – u shfaq në mbështetje të Swift, me të cilën ajo pozoi për foto pas shfaqjes.

Beyonce dhe Taylor kanë treguar mbështetje publike për njëra-tjetrën në vitet pas marrjes famëkeqe të skenës nga Kanye West në “MTV Video Music Awards” në vitin 2009, ku ai ndërpreu fjalimin e pranimit të videos së vitit të Taylor për të shpallur Beyonce si fituesen e “vërtetë”.

Swift e ka vlerësuar Beyonce-n për “shtruar rrugën që çdo artiste femër po ecën tani”, ndërsa Beyonce lavdëroi Taylor në vitin 2021 për mbështetjen e pafund që pati thënë ta ketë marrë nga ajo.

Filmi i Swift dokumenton një nga gjashtë shfaqjet e shitura që Swift performoi në stadiumin SoFi në Kaliforni gjatë verës si pjesë e turneut të saj të vazhdueshëm “Eras Tour”, i cili filloi në mars dhe shërben si një retrospektivë e karrierës së saj 17-vjeçe.

Ajo tashmë ka grumbulluar 100 milionë dollarë vetëm në bileta parashitjeje dhe do të jetë e disponueshme për t’u parë ekskluzivisht në teatrot e AMC-së duke filluar nga e premtja e 13 tetorit.

Në ngjarjen e mbushur me fansa, duket se mungoi i dashuri i përfolur i Swift, Travis Kelce, 34 vjeç, pasi ekipi i “Kansas City Chiefs” është planifikuar të luajë me “Denver Broncos” në stadiumin shtëpiak të ekipit të tij.

Të pranishëm nga ngjarja zbuluan se Taylor e shijoi pafund mbrëmjen e premierës së filmit të saj.

Linku: https://www.marieclaire.com/celebrity/beyonce-taylor-swift-eras-tour-movie/

Foto: https://www.instagram.com/beyonce/

Të ngjajshme