“Breaking Bad” do të bëhet film

7 Nëntor, 2018 - 3:30 pm

Seria e famshme “Breaking Bad” do të bëhet film nga kreatori i saj Vince Gilligan, është raportuar së fundmi.

“Breaking Bad” ka luajtur 5 sezone, duke filluar nga viti 2008 deri në 2013-ën.

Tani, thuhet se filmi i kësaj serie të famshme është duke u punuar. Sipas Hollywood Reporter, kreatori i kësaj serie, Gilligan, është duke punuar në një film dy-orësh, transmeton Koha.net.

Xhirimet për filmin pritet të fillojnë këtë muaj në New Mexico, ka konfirmuar New Mexico Film Office.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse filmi do të jetë krejtësisht i ri apo vazhdimi i serisë origjinale dhe ende nuk është e qartë nëse do të përfshihet edhe aktorët origjinal të serisë./KultPlus.com

Të ngjajshme