Cate Blanchett do të luajë rolin kryesor në filmin e parë të Pedro Almodovar në gjuhën angleze

9 Janar, 2022 - 9:22 pm

Cate Blanchett ka nënshkruar kontratë zyrtare për ta luajtur rolin kryesor në filmin e parë të Pedro Almodovar në gjuhën angleze, “A Manual for Cleaning Women”.

Është fjala për një adaptim filmik të përmbledhjes së tregimeve të shkurtra të Lucia Berlin me të njëjtin emër, e ku përfshihen 43 tregime për fermat në lloje të ndryshme të punëve kërkuese.

Variety njofton se projekti është në fazën e hershme të zhvillimit, shtëpia e produksionit Dirty Films është duke e realizuar filmin për New Republic Pictures, në bashkëpunim me El Deseo.

Blanchett është aktore e vlerësuar dhe fituese e dyfishtë e çmimit Oscar (në vitin 2004 me “The Aviator” për rol dytësor dhe në vitin 2013 në “Blue Jasmine” për rol kryesor).

Edhe këtë vit spekulohet për nominim të mundshëm falë paraqitjeve të filmat “Nightmare Alley” dhe “Don’t Look Up”. / KultPlus.com

Të ngjajshme