Cineplexx organizon eventin Premiere Night me super-filmin vendor “Adnan Kafazi”, ku do të ketë shumë shpërblime!

1 Shkurt, 2023 - 9:24 am

Pas suksesit të filmit “Zonjusha” dhe “Diamanti” arrin pjesa e tretë e shumëpritur nga publiku “Adnan Kafazi”. Me arritjen e këtij filmi Cineplexx organizon eventin Premiere Night në të dy lokacionet, në Prishtinë dhe në Prizren.

Aksioni i shumëpritur “Adnan Kafazi” arrin këtë javë në Cineplexx ku më 2 shkurt do ta organizojnë eventin Premiere Night në Prishtinë ndërsa më 3 shkurt në Prizren. Eventi do të fillojë nga ora 19:00 ku në të dy kinematë do të jenë prezent edhe aktorët e filmit.

Sa i përekt ngjarjes së filmit në barin e tyre në Meksikë, banda Vuça, Bulli, Zagi dhe Lina po kalojnë kohën me të mire të jetës pasi kanë shitur një diamant 7 milionë dollarësh. Brenda dy viteve të mungesës së tyre, në vendlindje, shfaqet një bos i ri i krimit Adnan Kafazi, i cili ka marrë udhëheqjen e nëntokës. Banda vendos të rikthehet në Kosovë mirëpo ata e kuptojnë se Adnani është shumë më i fortë se ata dhe mënyra e vjetër e luftimit të gangsterëve nuk do të funksionojë, dhe në këte mënyre rrezikojnë jetën e tyre. Filmi është i mbushur me aktorë të njohur Kosovar si Armond Morina, Armend Baloku, Ylber Bardhi, Fatmir Spahiu, Shkumbin Istrefi, Edona Reshitaj, Dukagjin Podrimaj, Muhamed Arifi dhe shumë të tjerë duke përfshirë këngëtaren Dafina Zeqiri.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme:

Në kinemanë në Prishtinë më 2 shkurt do të dhurohen:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Celio

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Tom Tailor

6x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga StarTech24

3x Gift Cards në vlerë prej 60€ nga Art n’flok

Ndërsa në kinemanë në Prizren më 3 shkurt do të dhurohen:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Celio  

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Springfield 

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga DeFacto 

2x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Greyder

2x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga AZTECH

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Artikull i sponsorizuar

Të ngjajshme