Coppola nderon Herzog me një fjalim mirënjohjeje në Festivalin e Venecias

26 Gusht, 2025 - 4:42 pm

Regjisori i famshëm amerikan, Francis Ford Coppola do të mbajë nesër një fjalim mirënjohjeje për regjisorin e njohur gjerman, Werner Herzog, me rastin e dhënies së ”Luanit të Artë për Arritje në Jetë”, në sallën e madhe të Pallatit të Kinemasë, gjatë natës hapëse të Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Nesër në orën 17:00, në sallën ”Korinto” do të prezantohet dokumentari i Mike Figgis ”Megadoc”.

Ky dokumentar bën pjesë në seksionin ”Venice Classics” dhe sjell prapaskenat e xhirimeve të filmit më të fundit të Francis Ford Coppola ”Megalopolis”.

Regjisori i madh Coppola e ka marrë ”Luanin e Artë për Arritje në Jetë” në vitin 1992, gjatë Festivalit të 49-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Werner Herzog do të shfaqë dokumentarin e tij të ri ”Ghost Elephants”, jashtë konkurrimit, nesër.

Po nesër ai do të mbajë edhe një masterclass në ”Match Point Arena”, pranë ”Tennis Club Venezia”, në Lido./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme