Disney+ mbërrin pak më herët në disa pjesë të Evropës

24 Janar, 2020 - 1:58 pm

Disney+ është një shërbim relativisht i ri i streamingut i Disneyt, i cili u lansua më 12 nëntor të vitit të kaluar kur vetëm disa vende fituan qasje në të, ndërsa tani ka mbërritur lajmi se shërbimi do të jetë në dispozicion pak më herët seç ishte planifikuar edhe në një pjesë tjetër të Evropës.

SHBA-ja, Kanadaja dhe Holanda ishin vendet e para që e patën privilegjin të abonoheshin dhe ta përdornin Disney+, ndërsa një javë më vonë shërbimi u zgjerua në Australi, Zelandën e Re dhe Porto-Riko.

Data e lansimit për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Perëndimore (Irlandë, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Austri dhe Zvicër) është kthyer një javë më parë, kështu që abonimet do të jenë në dispozicion që nga 24 marsi.

Deri më tani dihet që këtë verë pasojnë Belgjika, vendet nordike dhe Portugalia, ndërsa Disney+ në rajonin tonë është planifikuar vetëm në fund të vitit ose fillimit të vitit të ardhshëm.

Disney vlerëson se deri në vitin 2024 do t’i ketë midis 60 dhe 90 milionë abonentë, me faktin që për këtë vit planifikojnë t’i shpenzojnë pak më shumë se 1 miliard dollarë për përmbajtjen origjinale, ndërsa deri në vitin 2024 kjo shifër duhet të jetë rreth 2.5 miliardë dollarë, sipas raportit zyrtar.

Gjykuar nga shifrat e para, kjo mund të realizohet, sepse që nga fillimi i lansimit, Disney+ ishte një hit absolut në Amerikën e Veriut, ku në atë muaj i ka pasur rreth 24 milionë abonentë.

Image

Shërbimi është lansuar me rreth 500 filma dhe 7.500 episode të serive të ndryshme televizive të Disney, Pixar, Marvel, Star Wars, National Geographic dhe emra të tjerë të mëdhenj, ndërsa aty mund të gjenden hitet e reja të mëdha, siç janë seria e Star Wars, Mandalorian dhe filmi artistik Lady and the Tramp.

Të gjitha hitet e mëdha kinematografike të studios Disney nga viti i kaluar dhe tutje gjithashtu do të gjenden ekskluzivisht në shërbimin Disney+ (Endgame, Toy Story 4, Lion King, Frozen 2, Star Wars: The Rise of the Skywalker).

Çmimi i abonimit mujor është 5,99£/6,99€, ndërsa tarifa vjetore është 59,99£/69,99€./koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme