Vdiq Luran Ahmeti, aktori i mirënjohur shqiptar

25 Mars, 2021 - 7:33 pm

Sot vdiq aktori i mirënjohur shqiptar, Luran Ahmeti.

Siç është bërë e ditur tashmë në rrjete sociale nga miqtë dhe dashamirët e të ndjerit, Lurani ka ndërruar jetë si pasojë e Covid19, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, detaje të tjera rreth varrimit të Ahmetit, nuk janë bërë akoma publike.

Luran Ahmeti ka qenë prej aktorëve shqiptarë, arti i të cilit depërtoi edhe në kinematografinë ndërkombëtare. / KultPlus.com

Të ngjajshme