‘Dokufest’ vjen në ‘Soma’, pastaj nisë në Prizren

29 Korrik, 2017 - 2:17 pm

Festivali i filmit dhe dokumentarit “Dokufest”, festivali më i madh në Kosovë, këtë vit do të filloj më datë 4 gusht ndërsa do të përmbyllet më 12 gusht, shkruan KultPlus.

Duke filluar nga data 31 korrik, Dokufest do të zbarkojë fillimisht në Prishtinë për të vazhduar rrugëtimin e tij aty ku tashmë jemi mësuar ta shohim, në qytetin e bukur të Prizrenit.

Stafi i ‘Dokufest’ ka përzgjedhur disa filma të metrazhit të shkurtër të cilët do të shfaqen në oborrin e ‘Soma’ posaçërisht për publikun e Prishtinës.

“Ju mirëpresim në këtë pre-film screening vetëm disa ditë para se gjithçka të fillojë në Prizren.

Filmat do të shfaqen më datë 31 korrik duke filluar nga orës 21:00 në ‘Soma’ në Prishtinë.

Filmat që do të shfaqen gjatë këtyre mbrëmjeve janë: Best of luck with the Wall – USA 7min, Soft – Simon Ellis, UK 14min, Import – Ena Sendijarevic, Nederland 17min, 200000 Phantoms – Jean Gabriel Periot, France 10min, A mass of Man – Gabriel Gauchet, UK 16min, A night in Tokoriki – Roxana Stroe, Romania 18min. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme