займ на карту онлайн потребительский кредит

Dokumentari për ciklin menstrual fitoi çmim në Oscars 2019

26 Shkurt, 2019 - 5:20 pm

Dokumentari “Period. End of Sentence” ka fituar çmimin si dokumentari më i mirë i shkurtë këtë vit në gala mbrëmjen e njohur.

Kur regjisorja Rayka Zehtabchi mori çmimin në skenë ajo po qante. Regjisorja tregoi se ajo nuk po qante pasi që ishte me cikël menstrual mirëpo këta lot kishin të bënin diçka me këtë.

“Nuk qaj sepse jam me cikël menstrual. Por, nuk mund të besoj që një film për ciklin menstrual fitoi një çmim Oscar”, tha regjisorja.

Dokumentari i regjisores Zehtabchi. “Period. End of Sentence”, fitoi dokumentarin duke shënuar një hap të madh për barazinë menstruale dhe qasjen në produkte menstruale po ashtu. Filmi fokusohet tek gratë në Indi që nuk kanë akses të duhur në produktet menstruale dhe ndikimin që ka kjo në jetën e tyre – përfshirë përfundimin e arsimimit të tyre.

Në Indi, 28% e vajzave kanë thënë se nuk shkojnë në shkollë gjatë periudhave të tyre sepse nuk kanë qasje në produkte të menstruacioneve të cilat shpesh nuk janë të përballueshme dhe nganjëherë konsiderohen të pista. Si rezultat i mungesës së qasjes në produktet menstruale, një studim zbuloi se femrat përdorin pëlhurat, gazetat, gjethet e thata dhe madje edhe hi për të ndaluar gjakun gjatë menstruacioneve, raporton teenvogue.com

Për të trajtuar çështjen e mungesës së aksesit, Arunachalam Muruganantham krijoi makina që prodhojnë produkte me kosto të ulët menstruale dhe janë të lehta për t’u përdorur, duke i lejuar gratë të marrin kontrollin e shëndetit të tyre menstrual. Muruganantham, i cili është i njohur si Njeriu Pad, thuhet se ishte katalizatori i filmit./ KultPlus.com

<iframe src=”https://player.vimeo.com/video/301410537″ width=”640″ height=”313″ frameborder=”0″ webkitallowfullscreen mozallowfullscreen allowfullscreen></iframe>

<p><a href=”https://vimeo.com/301410537″>Period. End of Sentence. Official Trailer</a> from <a href=”https://vimeo.com/raykaz”>Rayka Zehtabchi</a> on <a href=”https://vimeo.com”>Vimeo</a>.</p>

Të ngjajshme