Dwayne Johnson i impresionuar me dashurinë e fansave ndaj tij

19 Tetor, 2020 - 4:00 pm

Aktori i njohur, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, ishte impresionuar tej mase kur një adhurues i tij e kishte ndalur trafikun, vetëm për ta takuar atë.

Ylli i filmave “Jumanji”, thotë se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur një burrë e kishte ndalur veturën në mes të rrugës, me ta spikatur mundësin e shndërruar në aktor duke e ngarë veturën afër tij. Johnson madje thotë se me shumë kënaqësi është ndalur për ta takuar këtë fans dhe për t’u fotografuar me të.

Johnson shquhet si një prej aktorëve më të dashur nga publiku dhe njëherësh është i famshmi më i ndjekur në rrjetin social Instagram, ku i numëron më shumë se 201 milionë ndjekës, transmeton Koha.

Aktori i njohur hollywoodian i cili i ka dy vajza, Jasmine dhe Tiana, me bashkëshorten Lauren, dhe një vajzë më të rritur Simone, nga martesa e tij e parë me Dany Garcian, deklaroi se ndihet shumë i lumtur për faktin se përgjatë viteve ka krujuar edhe filma të cilët mund t’i shikojë bashkë me fëmijët e tij.

“Për mua është ndjenjë shumë e veçantë kur ulem pranë fëmijëve dhe së bashku i shikojnë filmat e mi. Vajza ime e vogël, Tiana, adhuron ta këndojë me mua këngën ‘You’re Welcome’, edhe pse ende nuk e kupton se zëri të cilin e dëgjon në këngë është në fakt zëri im”, citohet të ketë thënë aktori për revistën “New!”.

Dwayne Johnson e adhuron çdo aspekt të jetës familjare dhe të qenit baba, por e pranon se e ka të vështirë ta lërë vajzën e tij 19-vjeçare, Simone, të largohet nga ai dhe ta eksplorojë botën, kjo ngase instinkti i tij si prind për ta mbrojtur të bijën është ende shumë i theksuar. / KultPlus.com

Të ngjajshme