Edhe dy çmime të tjera për filmin e Besim Ugzmajlit

2 Dhjetor, 2018 - 1:30 pm

“Më Fal”, filmi me regji të regjisorit Besim Ugzmajli ka marrë edhe dy çmime të tjera, shkruan KultPlus.

Çmimi regjisori më i mirë në FICC – Festival Internacional de Cine de Cartagena, në edicionin e 47-të në Spanjë dhe çmimin special në Bosnia Herzegovina Looks Around Festival.

“Më fal” është realizuar këtë vit me vetëfinancimin e producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, ndërsa aktorët në këtë film janë: Agron Shala, Semira Latifi, Igballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca.

Një djalë i ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta./ KultPlus.com

Të ngjajshme