Edvin Susuri animator i javës në Anibar

2 Prill, 2018 - 2:30 pm

Thirrja e Anibar për filma të animuar për vitin 2018 mbyllet me datën 30 prill.

Sivjet mbahet edicioni i nëntë i këtij festivali ndërkombëtar të filmit të animuar ndërsa nis nga 13-19 gusht në Pejë.

“Përgjatë muajit prill, ne do të shfaqim disa nga punët e animatorëve kosovarë për të ndarë thirrjen e festivalit me animatorët. Këtë javë po ju prezantojmë punën e Edvin Susurit. Edvini ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai punon si animator dhe ilustrues në 2VO dhe Undesignate. Në edicionin e tetë të festivalit Anibar ai ka qenë pjesë e jurisë së studentëve të Anibar të mentoruar nga Maros Brojo”, thuhet në njoftim.

Për tu njoftuar me punët nga Edvini: edvinsusuri.dribbble.com dhe www.edvinosawrr.tumblr.com Për të qenë pjesë e festivalit ju lutem lexoni rregullat dhe dërgojeni filmin përmes platformës www.filmfreeway.com

Të ngjajshme