Është hapur Pavijoni i Kosovës në edicionin e 76-të të Festivalit të Kanës

17 Maj, 2023 - 3:40 pm

Për të dymbëdhjetin vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës prezantohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.

Ndër të tjera, Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.

Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134. / KultPlus.com

Të ngjajshme