Filmat dhe serialet më të mirë të vitit 2021 sipas Netflix

29 Dhjetor, 2021 - 10:49 am

Filluar nga seriali “Squid Game” e deri te filmi “Fear Street”, Netflix ka dominuar kulturën e popit gjatë vitit që po lëmë pas.

Janë disa filma të Netflix që janë shpërblyer me çmime, përfshirë këtu filmin “The Power of the Dog”. Edhe filmi “Red Notice” theu rekorde me shikueshmëri në botë.

Ky shërbim gjatë 2021-tës ofroi nga të gjitha nga pak. Në top dhjetëshe, ai përfshiu filmat më të mirë dhe seritë më të mira.

Në pozitën e dhjetë vjen mjuzikli “Tick, Tick…Boom!”. Nëse nuk i preferoni mjuziklet, ky mjuzikël pa dyshim se do tu pëlqejë. Ai paraqet ikonën e Broduejit Jonathan Larson. Rolin e tij e luan aktori Andrew Garfield. Këtë mjuzikël, Instituti amerikan i filmit e ka vlerësuar si filmin më të mirë të vitit 2021.

Në pozitën e nëntë sipas Netflix është seriali “Midnight Mass”. Ky serial horror, realizimi i të cilës u ndikua nga religjioni, ofron një tregim kompleks. Ai përqendrohet tek një komunitet i izoluar në një ishull i cili përjeton ngjarje të mbinatyrshme pasi që atje shkon një prift misterioz. Kjo seri ka marrë kritika pozitive.

Filmi “The Mitchells vs. The Machines”  vjen në pozitën e tetë. Ky film është i animuar. Ai ofron skena aksion shumë gazmore, më të ngrohta se filmat live.

Pozita e shtatë vjen me filmin “The Harder They Find”. Ky film është western, por me skena të freskëta. Në të me role paraqiten Idris Elba, Lakeith Stanfield dhe Regina King.

Filmi “Fear Street” u vlerësua në pozitën e gjashtë. Ky film është shumë më ndryshe nga çdo film i lansuar këtë vit. “Fear Street” ka marrë kritika pozitive. Kritikët vlerësojnë paraqitjet e aktorëve me role, elementet horror dhe të qëndruarit besnik ndaj materialit nga i cili u realizua filmi.

“Army of the Dead” është filmi i vlerësuar nga Netflix në pozitën e pestë, nga regjisori Zack Snyder. Ky është filmi i dytë i Snyder me mumie.

Drama “The Power of the Dog” me regji të Jane Campion u radhit në pozitën e katërt. Kritikët kanë vlerësuar lartë punën e regjisores Kempion në këtë film. Instituti amerikan i filmit ka vlerësuar këtë film si njërin prej më të mirëve për vitin që po lëmë pas, ndërkaq në Golden Globes u nominua për shtatë çmime.

Në pozitën e tretë u vlerësua specialja televizive “Bo Burnham: Inside” e realizuar nga humoristi Bo Burnham. Kjo komedi paraqet gjendjen e tanishme në botë, se si po ndryshon ajo. Ajo u bë hit në Netflix.

Seriali i animuar “Arcane” zuri vendin e dytë. Kjo është aventura më e mirë e animuar në Netflix.

Dhe në fund, listën e filmave dhe serive televizive më të mira 2021 sipas Netflix e kryeson seria koreane “Squid Game”. Ky serial bëri për vete dashamir të filmave nga e mbarë bota. Ajo u bë hit në Netflix. Ky shërbim ka njoftuar se në vitin 2022 do të lansohet edhe sezoni i dytë i kësaj serie./KultPlus.com

Të ngjajshme