Filmi “A Star is Born” ka mbërthyer kinematë, Lady Gaga e Bradley Copper do të bëjnë historinë

23 Tetor, 2018 - 1:30 pm

Lady Gaga dhe Bradley Cooper kanë potencial që të bëjnë historinë në çmimet Oscar për filmin e tyre “A Star is Born”, që është duke u shfaqë në kinematë e botës. Të dy janë favoritë për çmimet aktori dhe aktorja më e mirë e filmit, sikurse që pritet të shpërblehen për regjinë më të mirë, ku është vetë Cooper, dhe për këngën më të mirë “I’ll Never Love Again” dhe “Shallow”, këngë këto që janë punuar nga Lady Gaga.

Në historinë e Akademisë, ka ndodhë vetëm shtatë herë, kur dy aktorët kryesorë mund të nominohen për çmimin aktori dhe aktorja më e mirë, nga i njëjti film.

“A Star is Born” është duke lënë përshtypje të thella tek audienca, duke e vlerësuar si filmin më të mirë që kanë parë gjatë jetës së tyre, dhe shumica janë shprehur se të njëjtin film po shkojnë ta shohin prapë, në mënyrë që të shijojnë çdo detaj të këtij filmi.

Poashtu shumë prej adhuruesve të filmit janë shprehur se kanë qarë përgjatë filmit, por pas filmit, ata janë shndërruar në maniak të muzikës së këtij filmi, ku muzika e filmit “A Star is Born”, është duke u dëgjuar me një pasion të madh nga mosha të ndryshme./KultPlus.com

Të ngjajshme