Filmi “Bullet Train” në kinema nga data 5 gusht

9 Qershor, 2022 - 7:00 pm

Aktorja Sandra Bullock u bë ekip sërish me bashkëaktorin nga filmi “The Lost City”, Brad Pitt. Ata paraqiten në filmin e ri “Bullet Train”.

Pra, në trailerin e këtij filmi që u lansua ditë më parë, shihet edhe aktorja Bullock, e cila luan rolin e Maria Beetle.

Beetle është komanduesja e Pitt, e cila e drejton atë për vrasje. Pitt luan rolin e Ladybug .

Në këtë film regjinë e të cilit e ka bërë David Leitch, 58 vjeçari Pitt luan rolin e një vrasësi me pagesë.

Beetle  e drejton atë që të marrë një çantë në një tren të shpejtë, që shkon nga Tokio për në Kioto. Por del që treni të jetë i mbushur përplot me vrasës të tjerë, të cilët po ashhtu duan të marrin atë çantë.

Filmi “Bullet Train” bazohet në njërin prej romanëve më të shitur japonez Maria Beetle, të Kōtarō Isaka.

Në film me role paraqiten edhe: Aaron Taylor-Johnson, Michael Shannon, Bad Bunny, Bryan Tyree Henry, Joey King, Andrew Koji, Hiroyuki Sanada, Zazie Beetz, Logan Lerman, dhe Karen Fukuhara.

Filmi “Bullet Train” do të lansohet në kinema nga data 5 gusht 2022./21Media/ KultPlus.com

Të ngjajshme