Filmi “Dita e Gruas” pjesë e “Berlinale European Film Market”

19 Shkurt, 2021 - 11:23 am

Filmi “Dita e Gruas” (The Day of the Woman) me skenar dhe regji të Goce Cvetanovski, producent Driton Ramadanit, produksion nga “Makedonska Krepost”, me drejtor të fotografisë Fejmi Daut, është bërë pjesë e “Berlinale European Film Market“, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të filmit: “The Day of the Woman” movie is coming soon to Berlinale European Film Market – EFM . Stay tuned!.

Filmi “Dita e Gruas”, kishte filluar xhirimet në fillimin e tetorit të vitit 2020 dhe tashmë është gati të prek festivalet botërore.

Në rolet kryesor të këtij filmi luajnë aktorët: Sladjana Vujosevic, Musa Isufi, dhe Ismail Kasumi. Kurse në rolet tjera janë: Avni Dalipi, Mendim Murtezi, Damjan Cvetanovksi, Osman Ahmeti, Egzona Salihu, Katerina Kocevska, Eleni Dekidis e të tjerë.

“Dita e Gruas” vjen si një shprehje artistike për ironinë e shfrytëzimit të kësaj qenie, teksa në film ndeshen personazhet të cilët tentojnë të jenë shpëtim për gruan dhe ata të cilët i bëjnë dëm vazhdimisht asaj.

Filmi “Dita e Gruas” është xhiruar në Shkup dhe në Kumanovë. Në anën tjetër, ky film është realizuar me përfshirjen e tri gjuhëve: shqip, maqedonisht dhe anglisht. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme