Filmi i metrazhit të gjatë “Karma” hapë audicion për aktorë

31 Korrik, 2023 - 1:40 pm

Filmi i metrazhit të gjatë “Karma” me regji të Esat Fejzës ka hapur thirrje për audicion, përcjell KultPlus.

Në këtë audicion ftohen të marrin pjesë të gjithë aktorët. Audicioni do të zhvillohet në datat, 01, 02, 03 Gusht 2023.

Për këtë film kërkohen meshkuj të moshës 30-45 vjeç dhe gra të moshës 25-35 vjeç.

Të dhënat tuaja si: emri, mbiemri, mosha, një fotografi dhe CV-në, ju mund të dërgoni në email-in [email protected]

Audicioni do të mbahet në Prishtinë dhe kandidatët do të lajmërohen për adresën e saktë përmes emailit.

Data e fundit për aplikim është 31.07.2023. / KultPlus.com

Të ngjajshme