Filmi i ri nga Martin Scorsese vjen në kinema më 20 tetor

14 Shtator, 2023 - 11:15 pm

Regjisori i njohur Martin Scorsese ka publikuar trailerin e filmit të tij më të ri me titull “The Killers of The Flower Moon”.

Në këtë film luajnë yjet si Leonardo DiCaprio e Robert DeNiro, sipas Consequence.

Drama historike do të shfaqet në kinema më 20 tetor përmes Apple Studios.

“Killers of the Flower Moon” bazohet në një libër më të njëjtin emër që e ka shkruar David Grann.

Në film bëhet fjalë rreth vrasjeve të popullit vendas Osage në Oklahoma në vitin 1920. Vrasjet e këtyre njerëzve ndodhën pasi që në tokën e tyre u zbulua sasi e madhe e naftës. / KultPlus.com

Të ngjajshme