Filmi ‘James Bond’ do të dalë në vitin 2019

26 Korrik, 2017 - 4:40 pm

Kompania ‘Eon Productions’ e cila realizon filmat ‘James Bond’, dhe kompania ‘Metro Goldwyn Mayer’ dje njoftuan se filmi i radhës ‘James Bond’ do të dalë në nëntor të vitit 2019, por nuk konfirmoi se kush do ta luaj agjentin 00, përcjellë KultPlus.

Ndërsa, ‘New York Times’ duke u thirrur në disa burime anonime ka shkruar se rolin e agjentit të famshëm 007 sërish do ta luaj, aktori i famshëm anglez, Daniel Craig. ‘Se Daniel Craig do të vishet si 007 në ‘James Bond –in’ e ardhshëm, kjo tashmë është marrëveshje e bërë’, shkruan ‘New York Times’.

Aktori 49 vjeçar, Daniel Craig në një intervistë pati thënë se ai nuk do të luaj më rolin e agjentit 007, pasi është lodhur nga ky rol, por më vonë ai tërhoqi këtë deklaratë, duke thënë se do të merrte në konsideratë një rol tjetër. /KultPlus.com

Të ngjajshme