Lufta e Kosovës përmes filmit po përcillet nëpër botë, ‘Sofra e Varrit’ do të shfaqet edhe në Mal të Zi

9 Gusht, 2022 - 7:30 pm

Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Pas suksesit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit “Artkino” në Moskë të Rusisë, selektimit në Festivalin “The Palace International Short Film Festival” në Sofje të Bullgarisë, fitimit të çmimit kryesor në kategorinë “Best Short Film” në ‘INONU Film Festival’ në Turqi, tani filmi është ftuar për Festivalin “Green Montenegro International Film Festival”.

Edhe një tjetër sukses për filmin nga Kosova i cili trajton temën e luftës 1999 në Kosovë dhe pasojat, fatet e njerëzve dhe luftën e heroizmat e pakompromise për të shpëtuar njëri tjetrin.

Ndërkaq lajmin e ka bërë të ditur vetë Mentor Zymberaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale:

Edhe një sukses tjetër i filmit SOFRA E VARRIT në regji të Mirak Zymberaj.
Nesërmbrëma shfaqet në Festivalin Green Montenegro International Film Festival. / KultPlus.com

Të ngjajshme