Filmi ‘Karma’ në ditën e 17-të të xhirimeve

27 Gusht, 2023 - 7:29 pm

Në ditën e 17-të të xhirimeve, janë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë”KARMA”, të mbeshtetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me skenar dhe regji nga Esat Fejza, shkruan KultPlus.

Filmi “KARMA” është i zhanrit Dramedy, tregim për Tre dështak të cilët tentojnë ta mashtrojnë fatin e tyre duke e provokuar atë. Protagonisti “Dako” me planin e tij të krisur është shpresa e vetme e dy shokëve të tij dembelë dhe të papunë. Nga veprimet e tyre të ndryshme gjatë rrugëtimit, të gjitha personazhet ndëshkohen ose shpërblehen.

Filmi flet për ligjin univerzal të shkakut dhe pasojës, ku çdo veprim që bëjmë në rezultat na sjell një kundërveprim, pasojë – ndëshkim ose shpërblim./KultPlus.com

Të ngjajshme