Filmi ‘Përjetësisht Fëmi’, edhe në tri festivale të rëndësishme ndërkombëtare

19 Janar, 2018 - 8:10 pm

Filmi i shkurtër ‘Përjetësisht Fëmi’ /Eternally Child/ i Lorena Sopit do të jetë pjesë e programeve zyrtare edhe në tri festivale të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga data 02 – 09 shkurt do të jetë pjesë e edicionit të 20 jubilar në Spokane International Film Festival – Usa, nga data 20-24 shkurt në I Filmmaker International Film Festival i cili mbahet në Malaga të Spanjes, kurse nga data 03- 09 mars në Sharm El – Sheikh Film Festival në Kajro të Egjiptit.

‘Përjetësisht Fëmi’ deri më tani ka prezantuar Kosovën në 36 festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe ka fituar tetë çmime kinematografike.

Çmimet:

Accolade Global Film Competition – La Jola, USA 2017 – Award of Merit

Wendy’s Short Film Festival – Austin, USA 2107 – Best Drama Short

Texas Short Film Festival – San Diego, USA 2017 – Best Foreign Short

Bangalore Short International Film Festival – Bangalore, India 2017 – Special Jury Prize

Gold Movie Awards – London, UK 2017 – Best Short Film

Hellfire Film Festival – Kent, UK – Best Short Film

Pink City International Film Festival – Jaipur, India – Best Director

Montecatini International Short Film Festival – Montecatini, Italy 2017- Special Prize

Filmi Përjetësisht Fëmijë trajton raportin e rrënuar familjar mes babasë autoritar dhe fëmijut të mitur. Moni, një djalë dhjetë vjeçar, jeton me të atin Xhemën në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema do të ndjenë peshën e mallkimit, duke bartur mbi vete fajin për atë që ka ndodhur. Në ditët e tij të fundit, në moshë të shtyer, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur,me shpresë se do të liroj shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushoj i qetë në jetën e përtejme.

Në rolin kryesor paraqitet aktori i njohur Xhevat Qorraj, kurse në rolin e fëmiut Miran Zymberaj. Në rolet e tjera vijnë Sheqerije Buqaj, Beslidhe Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj.

Dejtori i fotografisë është Latif Hasolli. Kompozitor Naim Krasniqi. Montazhier Nexhmi Mehmeti. Kostumografe Samka Ferri. Mjeshtër zëri Gëzim Rama. Skenograf Uran Duli. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme