займ на карту онлайн потребительский кредит

Filmi ‘Salon’ i regjisorit Terziqi përzgjidhet që të marrë pjesë në dy festivale ndërkombëtare

18 Tetor, 2020 - 5:34 pm

Regjisori Zgjim Terziqi po vazhdon suksesshëm të rrugëtojë me filmat e tij nëpër botë. Pjesë e shumë festivaleve e çmimeve nëpër festivale të ndryshme, Terziqi kësaj radhe ka shënuar një tjetër sukses, shkruan KultPlus.

Filmi i tij i metrazhit të shkurtër ‘Salon’ është përzgjedhur për të marrë pjesë në konkursin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Linz, i cili do të mbahet nga 12 deri me 15 Nëntor në Austri.

Gjithashtu filmi i metrazhit të shkurtër është ftuar që të konkurroj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Bottrop që do të mbahet në Gjermani nga 11 deri ne 18 Nëntor të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e regjisorit Zgjim Terziqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Filmi i shkurtër katërmbëdhjetë minutësh “Salloni”, nëpërmjet komedisë së zezë sjellë para publikut dy tema që kanë hasur në diskutime, por jo në zgjidhje, sidomos në vendin tonë.

I tërë rrëfimi i këtij filmi zhvillohet në sallonin e bukurisë “Mata Hari”, ku nusja e cila po rregullohej për dasmën e saj, shoqërohet nga diskutimi i grave me versionet e tyre kontradiktore, të lexuara në media, rreth gruas që një natë më parë kishte vrarë burrin e saj./ KultPlus.com

2 perzgjedhje te reja ne gare nderkombetare per filmin tone Sallonin.

Gepostet von Zgjim Terziqi am Sonntag, 18. Oktober 2020

Të ngjajshme