займ на карту онлайн потребительский кредит

Filmi ‘The Cuban’ i shqiptares Ana Golja do të hapë festivalin italian të filmit

6 Korrik, 2020 - 11:45 am

Nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasë pritet të mbahet një festival ndryshe i filmit ndërkombëtar.

Festivali do të organizohet nga CHIN Radio/TV së bashku me disa organizata të mëdha në fushën e komunikimit masiv dhe me ambasadën italiane në Ottawa, ndërsa fokusi i festivalit do te jetë ndër vendet më të rrezikuara nga COVID -10, Italia, dhe do te quhet “Lavazza Drive-In Film Festival”.

Sipas përshkrimit, kjo ngjarje e prezantuar në bashkëpunim me Rogers Communications dhe Christie Digital, do t’u ofrojë kanadezëve një mundësi për t’u riintegruar në shoqërinë që e kemi patur  vetëm para disa muajsh, ndërsa shikuesi mbetet i distancuar fizikisht. Festivali do të paraqesë një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit, dhe do të përpiqet të ndërtojë një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë në të cilën po kalojmë.

Në festival do të paraqiten filma nga vende të ndryshme të botës përfshirë këtu Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto. Një pjesë e shitjeve të biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez pikërisht për ta luftuar pandeminë  COVID-19.

E veçanta për komunitetin tonë është se festivalin do ta hapë filmi  “The Cuban” që ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan. Ana është aktore dhe këngëtare shqiptare që ka lindur në Kanada, dhe është e lidhur me komunitetin shqiptar këtu.

Ajo deri më tani ka publikuar edhe albumin muzikor “Epilogue”, ndërsa me filmin “The Cuban” ka arritur të fitojë dy çmime në në Festivalin e Filmit Kanadez (Canadian Film Fest) për “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”.

Në një intervistë të mëhershme për gazetën “Diaspora Shqiptare” Ana Golja ka pranuar se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj. “Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektushme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën. Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”- thotë Ana.

Festivali vjen gjatë kohës së pandemisë COVID- 19 dhe ka në qendër të vëmendjes ndihmën për njëri-tjetrin. Pas muajve të izolimit, kjo ngjarje kulturore e artistike do t’u ofrojë kanadezëve mundësinë e përsosur për t’u angazhuar me komunitetin artistik edhe një herë, në një mënyrë të sigurt dhe të distancuar fizikisht.

Në “The Cuban” Golja pos si producente luan edhe Minën, një emigrante e re afgane, e cila punësohet si kujdestare në një shtëpi pleqsh, duke punuar ngushtë me pacientë të moshuar që vuajnë nga sëmundjet e harresës e çmendurisë. Paraqitja e saj tërheqëse dhe tematika e filmit mund të kenë qenë arsyet se pikërisht ky film do të hapë festivalin e filmit ndërkombëtar. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Të ngjajshme