Gjithçka rreth ‘Black Crab’, filmit që po dominon listat ndërkombëtare të Netflix

30 Mars, 2022 - 2:20 pm

Filmi suedez Black Crab aktualisht po dominon listat ndërkombëtare të Netflix, duke i dhënë një shtysë kinemasë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, transmeton KultPlus.

Filmi, i publikuar në platformën e transmetimit më 18 mars, është aktualisht filmi më i shikuar i javëve të fundit në dhjetëra vende të botës. Gjithashtu është ngjitur në vendin e dytë në top 10 filmat më të shikuar të Netflix në Amerikë.

Për qfare bën fjalë “Black Crab?

Filmi suedez Black Crab bën fjalë për një ushtare që përpiqet t’i japë fund një lufte apokaliptike dhe të shpëtojë vajzën e saj. Caroline Edh nis me hezitim një mision të dëshpëruar për të kapërcyer një det të ngrirë duke transportuar mallra top-sekret.

Ne e ndjekim historinë e Edh-it që nga fillimet e saj si nënë, më pas në një kohë kur ajo është një ushtare në luftën e pafalshme. Teksa udhëton nëpër një shkretëtirë të akullt, ajo ndeshet me miq dhe armiq gjatë rrugës.

Është e mbushur me grupe aksionesh dhe momente emocionale teksa Edh përpiqet për detyrën që duket e pamundur për t’i dhënë fund luftës dhe ribashkimin e familjes së saj.

Kush luan rolin kryesor në Black Crab?

Aktorja suedeze Noomi Rapace luan rolin kryesor të Carolina Edh. Ajo është më e njohur për rolet e saj në filmin origjinal suedez The Girl ëith the Dragon Tattoo, si dhe Sherlock Holmes: A Game of Shadoës dhe filmin Netflix Bright.

Pranë saj shfaqen një mori talentesh skandinave duke përfshirë Aliette Opheim, Dar Salim dhe Jakob Oftebro.

Adam Berg shkroi dhe drejtoi Black Crab që shënon debutimin e tij në filmin artistik. Ai më parë kishte drejtuar një sërë videoklipesh për artistë si A-Ha, Groove Armada, Kent, Reef dhe The Cardigans.

Filmi zgjat 114 minuta dhe është një film suedez, me titra në anglisht. Pas publikimit të filmit, Netflix ndau një pamje nga prapaskenat e Black Crab në llogarinë e tij zyrtare në YouTube.

 Vlerësimet për ‘Black Crab’

Pavarësisht se kryeson listat e shikimit të Netflix në të gjithë globin, Black Crab ka marrë vlerësime të ndryshme. Filmi u ngjit në vendin e dytë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Faqja e internetit IGN i dha Black Crab një renditje 6/10 ndërsa RogerEbert.com i dha tre nga pesë yje.

Matësi i renditjes Rotten Tomatoes ka rënë paksa kundër Black Crab me një vlerësim prej 46 për qind në “Tomatometer”. Nuk ishte gjithçka negative për filmin edhe pse Noel Murray nga Los Angeles Times e quajti Black Crab  “të punuar mirë, emocionues dhe kryesisht të padëmshëm”, por Josh Goller i Spectrum Culture e quajti troç filmin: “Gjithë guaskë, pa mish”.

Ju mund të gjykoni vetë duke parë Black Crab në Netflix, i cili është i disponueshëm tani./ KultPlus.com

Të ngjajshme