Gjykata në Vranjë ndalon të shfaqet filmi “I PABESI”, ndërsa “Heshtja vret” lejohet me kusht që të largohet llogoja e Republikës së Kosovës

14 Gusht, 2023 - 7:23 pm

Gjykata e lartë në Vranjë solli vendimin që filmi i “I PABESI” të ndalohet të shfaqet, kurse filmi “Heshtja vret” të lejohet me kusht që të largohet llogoja e Republikës së Kosovës nga filmi, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti Gani Veseli, i cili tha se asesi nuk pranon që llogoja e Republikës së Kosovës të largohet nga filmi, duke cekur se nuk e zhbën vlerën e atyre që investojnë në Art e Kulturë për asnjë arsye dhe kërkesë të askujt.

“Para pak çasteve Gjykata e Lartë në Vranjë solli vendimin e fundit me të cilin filmi

“I PABESI” ndalohet të shfaqet, ndërsa filmi tjetër “Heshtja vret” lejohet me kusht nëse largohet llogo e Republikës së Kosovës nga filmi. Ndërkaq unë si producent nuk pranova asesi të ndodh të hiqet sepse kamë 5 filma që janë me llogo te Republikës të Kosovës dhe vlerën e atyre që investojn në Art e Kulture nuk e zhduki për asnjë arsye ,kërkes ose interes të dikujt në këtë rastë të r.Serbisë,sepse është vlerë e artit dhe financues i këtyre Filmave .

Prandaj Falemderit

REPUBLIKA E KOSOVËS ❤️”, thuhet në postimin e Producentit Veseli/KultPlus.com

Të ngjajshme