займ на карту онлайн потребительский кредит

‘Hyjnesha në fron’ sonte ndanë dhjetë hyjnesha

Tetor 4, 2017 - 3:49 pm

Sonte bëhet ndarja e çmimeve të festivalit ‘Hyjnesha në fron’, shkruan KultPlus. Gjithsej, do të ndahen dhjetë çmime në dhjetë kategoritë përkatëse nga dy juritë profesionale, nga juria për filmat e metrazhit të gjatë dhe nga juria e filmave të metrazhit të shkurtë, si dhe një çmim i vetëm do të ndahet në lëmin e filmit dokumentar.

Bordi i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Hyjnesha në fron”, ka konfirmuar listën e çmimeve, që do t’u ndahen natën finale filmave të përzgjedhur nga juria profesionale përfshirë atë për Filmin Më të Mirë.

Dhjetë kategoritë përfshijnë: Skenari i Filmit të Metrazhit të Shkurtë, Regjia Më e Mirë e Filmit të Metrazhit të Shkurtë, Filmi Dokumentar Më i Mirë, Produksioni Më i Mirë, Fotografia Më e Mirë, Aktorja Më e Mirë, Aktori Më i Mirë, Skenari Më i Mirë, Regjia Më e Mirë dhe Filmi i Gjatë Më i Mirë.

Dy juritë përbëhen nga këto emra artistësh dhe krijuesish filmik nga vendi dhe nga jashtë. Juria për film të metrazhit të gjatë është në këtë përbërje: regjisori Benjamin Hameury, regjisori Lieven Vanhoven, dramaturgu Mentor Haliti, regjisori i teatrit dhe i filmit Mark Norfolk dhe avokati e rokeri Naser Gjinovci.

Ndërsa juria e filmave të shkurtë e ka këtë përbërje: Dramaturgu dhe regjisori i teatrit Naser Shatrolli, regjisori i teatrit dhe aktori Ekrem Sopi si dhe dramaturgia Albana Muja.

Çmimet e festivalit të Hn’F-së ndahen, sonte më 4 tetor në mbrëmje, në një gala festive në “Hotel Hyjnesha”, në praninë e mysafirëve dhe laureatëve./ KultPlus.com

Të ngjajshme