займ на карту онлайн потребительский кредит

Jeta e mbretit suedez në një serial televiziv

5 Shkurt, 2021 - 11:25 pm

 Jeta e mbretit suedez, Carl Gustaf XVI është vendosur të jetë tema e një seriali televiziv, i ngjashëm me dramën “Kurora”.

Seriali përshkruan fëmijërinë, rininë dhe jetën e Carl Gustaf XVI si monark. Ai u bë mbret në 1973. Tre vjet më vonë, u martua me Silvia Sommerlath, me origjinë gjermane, të cilën e takoi në Lojërat Olimpike 1972, në Mynih.

“Seriali ende pa titull parashikohet të përmbajë gjashtë episode 45-minutëshe dhe të vazhdojë për disa sezone”, njoftuan transmetuesi TV4, shërbimi streaming “C More” dhe kompania e prodhimit “Filmlance”, duke konfirmuar raportet e shtypit.

Materiali ekskluziv, që dokumenton fëmijërinë e mbretit, i cili mbush 75 vjet në prill, është shkruar nga Asa Lantz, skenaristja e produksionit biografik televiziv suedez “Selma”, e vitit 2008, rreth kandidates suedeze për Nobel në Letërsi, Selma Lagerlof.

“Mbretërit dhe mbretëreshat e tjera thuhet se kanë pasur një ndikim në ngjarjet botërore. Historia e Mbretit tonë është diçka ndryshe. Jo siç theksohet ndërkombëtarisht, por të paktën po aq dramatike dhe magjepsëse”, tha Lantz në një deklaratë.

Lantz shtoi se qasja e saj do të jetë e ndryshme nga ajo e dramave të tjera që shfaqin familje mbretërore, si “Kurora” për familjen mbretërore britanike  ose prodhimi i fundit norvegjez, “Atlantic Crossing”, që paraqet mbretërit norvegjezë në mërgim në Londër dhe SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore. /ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme