Ka vdekur aktorja Jeanne Moreau

31 Korrik, 2017 - 6:30 pm

Komediania, Jeanne Moreau, ikonë e kinemasë franceze, vdiq në moshën 89-vjeçare, bëri të ditur sot agjenti i saj.

“Aktorja me bukuri sensuale dhe me zërin e pakrahasueshëm, që tërhoqi regjisorët më të mëdhenj gjatë një karriere 65-vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj”, theksoi Jeanne d’Hauteserre, kryetarja e bashkisë së njësisë administrative të zonës 8 në Paris duke konfirmuar një informacion të revistës “Closer”.

Sipas disa burimeve, ajo u gjet e vdekur sot në mëngjes nga shërbyesja e saj.

Lindur më 23 janar në vitin 1928 në Paris nga një restaurues dhe një kërcimtare britanike, interpretuesja e paharrueshme e “Tourbillon” në filmin “Jules dhe Jim” ka luajtur në më shumë se 130 filma.

Laureate e çmimit për interpretimin femëror më të mirë në vitin 1960 në Kanë për “Moderato Cantabile”, ajo ka qenë vetmja komediane që ka drejtuar dy herë jurinë e këtij Festivali në vitin 1975 dhe 1995.

Ajo ka luajtur në më shumë se 130 filma, me emrat më të mëdhenj të kinemasë të tillë si Orson Welles, Wim Wenders, Rainer Werner Fassbinder, François Truffaut apo Elia Kazan./KultPlus.com

Të ngjajshme