займ на карту онлайн потребительский кредит

Katër seritë që duhet shikuar patjetër këtë muaj

Gusht 29, 2017 - 10:11 am


Orange is the New Black

Seriali në fjalë është ngjarje e vërtetë. Te kjo do të kthehemi më vonë, por ajo çka është e rëndësishme është fakti se burgu i grave del të jetë i egër. Piper Chapman, një bionde amerikane e cila vetëdorëzohet pasi ka bartur drogë, kthehet në burg në një biznesmene rrobash të brendshme. Një serial ku ka vrasje, dashuri, komedi, Orange is the New Black ka gjithsej pesë sezone të cilat shikohen shpejt e shpejt. Seriali është vlerësuar lart për humanizmin e qenieve njerëzore brenda në burgje, derisa gjithmonë gratë nëpër burgje trajtohen keq dhe konsiderohet si vetëm kriminele – dhe kaq. Çdo episod ka një histori personale të grave që përfunduan në burg. NETFLIX është platforma ku jepet seria, por atë mund ta shihni edhe me anë të linqeve të ndryshme.

Sense8
Vetëm dy sezone, Sense8 tregon historinë e një grupi njerëzish nga vende të ndryshme të botës të cilët lidhen mentalisht, i gjenden njëri tjetrit në situate të ndryshme, ndihmojnë njëri tjetrin. Një vajzë nga Seuli, një djalë nga Najrobi, një gjerman biond i bukur, një aktor spanjoll homoseksual, të gjithë fizikisht mund të paraqiten për njëri tjetrin edhe nga largësia. Sense8 morri hov vitin e fundit, ndërsa NETFLIX ka ndërprerë kontratën me ta. Nëse nisni ta shikoni serinë, jo më shumë se tre javë do t`iu duhet ta përfundoni. Seriali ka marrë edhe nominim për Emmy Awards, shkruan KultPlus.


Stranger Things
Serial me vetëm një sezonë, i realizuar në vitin 2016-të, Stranger Things nuk duhet t`iu humbë. Horror në një fshat pasi zhduket një djalë, më pas një vajzë, dhe nisin kërkimet për ta, por zbulohen të vërteta që ishin mbajtur fshehtë për shumë kohë. Millie Bobby Broën dhe Winona Ryder, dy aktore të njohura, vijnë në rolet kryesore. Si vetë titulli i serialit, gjëra të çuditshme ndodhin në cdo episod të këtij seriali. Dikush zhduket, një aparat i një djali provon të gjejë zgjidhjet e problemeve, dhe një krijesë e lëngët e ka folenë e saj diku në pyll. Një laborator në fshatin e trilluar bën probleme dhe krijon monstrume, por fshati dëshiron të luftojë kundër padrejtësive. Momentalisht, Stranger Things është seriali më i klikuar në NETFLIX, prandaj flisni me ata që e kanë parë ose po e shohin tani, dhe do të bindeni për emocionin që sjellë ky serial.


House of Cards
Tani disa vite shumë i famshëm, House of Cards vazhdon të jetë serial i thellë në trajtimin e tij por edhe i vecantë në këtë zhanër. Frank Underwood është një personazh karizmatik që synon të bëhet President i Shteteve të Bashkuara. Në sezonin e tretë, atij i kthehet në rivale gruaja e tij, Claire. Këtë vit, sezoni i pestë i House of Cards premton shumë. Molly Parker, Michael Kelly, Reg E. Cathey, Constance Zimmer dhe Corey Stoll janë krahas aktorit të madh Kevin Spacey në rolin kryesor, në serialin që ka nisur të shfaqet qysh në vitin 2013-të. Një seri për ata që pëlqejnë intrigat politika, strategjitë e ndryshme politike për të dalë më përpara se rivali yt, një serial për ata që duam dramë dhe stres në personazhet të cilat punojnë në institucione të larta shtetërore amerikane. / KultPlus.com

Të ngjajshme