Këngëtarja e njohur do të luajë rolin e Hirushes

12 Prill, 2019 - 9:30 am

Së shpejti do të publikohet versioni i ri i filmit “Hirushja”.

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Camila Cabello do të bëjë debutimin e saj në fushën e aktrimit. Cabello do të luajë rolin kryesor në filmin “Hirushja” që është projekt i “Sony Pictures”. Përveç që do të aktrojë, artistja do të përfshihet edhe në projektin muzikor të filmit, përcjellë rtv21.tv.

Versioni i ri i “Hirushes” do të jetë film i mbushur më shumë me muzikë, duke u kombinuar me versionin tradicional që paraqet një vajzë të ndrojtur që është nën kujdesin e një njerke të ligë. “Sony Pictures” është në përgatitje të filmit dhe ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për treg./KultPlus.com

Të ngjajshme