Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

26 Shkurt, 2021 - 3:15 pm

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 12 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 22:00 në kinemanë në Prishtinë, ndërsa në Prizren, kinemaja nis punën në 12:00 dhe qëndron hapur deri në ora 22:00.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:


Tom and Jerry
Dy personazhet më të dashur të fëmijërisë tonë, rikthehen në një film i cili zbulon se si Tom dhe Jerry takohen dhe formojnë rivalitetin e tyre.


Monster Hunter

Kur nënkoloneli Artemis dhe ushtarët e saj besnikë transportohen në një botë të re, ata përfshihen në një betejë të dëshpëruar për mbijetesë kundër armiqve të stërmadh me fuqi të pabesueshme. Filmi është i bazuar në video lojën Capcom.


Ava

Një vrasëse bëhet shënjestër për vdekje nga organizata e saj e “black ops” pasi vuri në dyshim urdhrat dhe prishi protokollin.


Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen filmi aksion The Marksman, dramë/thrilleri The Little Things, super horror Come Play, romancat The Wedding Unplanner dhe After We Collided, ndërsa nga filmat familjarë po shfaqet Fantastic Return to Oz si dhe Pele No Tail.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)./ KultPlus.com

Të ngjajshme