Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

15 Janar, 2021 - 3:53 pm

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 10 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 11:00 deri në ora 19:00 në kinemanë në Prishtinë, ndërsa në Prizren, kinemaja nis punën në 11:00 dhe qëndron hapur deri në ora 21:45. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

Wonder Woman 1984

Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.

Come Away

Alisa tetë vjeçare dhe vëllai i saj djallëzor Peter udhëtuan për në Londër për të shitur një trashëgimi të çmuar. Duke u kthyer në shtëpi, Alisa kërkon strehim të përkohshëm në një vrimë magjike të lepurit, ndërsa Peter hyn në një fushë magjike si udhëheqës i djemve të humbur. Në këtë film luajnë aktorë të njohur si Angelina Jolie si dhe Michael Caine e Chiwetel Ejiofor.

The War with Grandpa

I mërzitur që i duhet të ndajë dhomën që do me gjyshin e tij, Peter vendos të shpallë luftë në një përpjekje për ta marrë atë përsëri. Në këtë film, në role kryesore shfaqen disa nga yjet e vjetra të Hollywood, si Robert DeNiro, Christopher Walken, Umma Thurman, etj.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqet edhe komedia 10 Days without Mom, Bye Bye Morons, super-thrilleri Cross the Line, aksioni The Doorman ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende The Elfkins, Trolls World Tour si dhe Yakari, A Spectacular Journey.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren nis punën nga ora 11:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/

Të ngjajshme