Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

29 Janar, 2021 - 3:23 pm

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 10 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 19:00 në kinemanë në Prishtinë, ndërsa në Prizren, kinemaja nis punën në 12:00 dhe qëndron hapur deri në ora 21:45. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

1) The Little Things
Filmi flet për dy police që gjurmojnë një vrasës serial. Në film luajnë tre aktorë shumë të njohur, dhe fitues të çmimit Oskar, Denzel Washington, Jared Leto, si dhe Rami Malek.

2) The Marksman
Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Nesson rikthehet në ekranet e mëdha me filmin The Marksman, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Robert Lorenz, dhe me aktorë të njohur si Liam Nesson dhe Kathryn Winnick, Theresa Luiz, flet për një një fermer në kufirin e Arizonës i cili bëhet mbrojtësi i një djali të ri meksikan i cili arratiset me dëshpërim nga vrasësit e kartelit që e kanë ndjekur atë në SH.B.A.

3) Wonder Woman 1984
Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe komeditë The Stand In, 10 Days Without Mom, ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende Come Away, The Elfkins, Trolls World Tour si dhe Yakari, A Spectacular Journey. Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Të fundit

Të ngjajshme