Kobe Bryant fitoi edhe ‘Oscar’ për filmin rreth jetës së tij dhe basketbollit

27 Janar, 2020 - 9:49 am

Vdekja e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën, shkruan KultPlus.

Rrjetet sociale janë mbushur me reagime të njerëzve që kanë kujtuar basketbollistin i cili njihet si ndër më të mirët në histori.

Yje të shumta të sportit në botë kanë shprehur po ashtu në rrjete sociale mërzinë për vdekjen e Bryantit, i cili vdiq në një aksident me helikopter në Kaliforni.

Karriera e tij ishte e mbushur me suksese. Një djalë që bëri histori e të cilën e la pas vetëm në moshën 41 vjeçare.

Bryant që kaloi 20 vjet karrierë në NBA dhe fitoi pesë tituj kampioni, do të mbahet mend për shumëçka në basketboll.

Por, jashtë historisë së suksesit të tij në sport, Bryan do të kujtohet edhe si skenarist i filmit të shkurtër të animuar ‘Dear Basketball’ më të cilin ka fituar çmimin ‘Oscar’ në vitin 2017. Kjo njëherit ishte hera e parë që një sportist profesional del fitues i çmimit ‘Oscar’.

“Dear Basketball” është një film i shkurtër i animuar amerikan i vitit 2017, ky film për skenarist dhe narrator kishte Kobe Bryant, ndërsa ishte drejtuar dhe animuar nga Glen Keane, me muzikë nga John Williams. Filmi bazohet në një letër që Kobe Bryant i shkruajti Tribune The Players më 29 nëntor 2015 duke njoftuar pensionimin e tij nga basketbolli.

Kujtojmë që pos Bryantit, në aksidentin me helikopter vdiqën edhe persona të tjerë, përfshirë edhe të bijën e Bryantit. / KultPlus.com

Të ngjajshme