Kosova drejt garës për Oscars, QKK hapë thirrjen për aplikim

2 Gusht, 2017 - 12:28 pm

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapë thirrjen për aplikim, për propozimet e filmave të metrazhit të gjatë, në kategori për çmimin për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar, shkruan KultPlus.

“Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2016 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2017 dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences””, është thënë në njoftimin e QKK-së, mirëpo edhe pse  thirrja është hapur, jo ndonjë film kosovar, tash për tash është prezantuar në kinema.

Filmat që kanë pasur premierën këtë vit, por që ende nuk i kanë plotësuar kriteret e Akademisë, janë filmat “Eho”, me regji të Dren Zherkës dhe filmi “T’padashtun”, me regji të Edon Rizvanollit.

Ndërkohë, ka edhe filma të tjerë që janë në proces e sipër të përfundimit të projekteve, por nëse do të arrijnë që të përmbushin këto kritere, mbetet të shihet. /KultPlus.com

Të ngjajshme