Kosova për herë të parë pjesë e punëtorisë artistike për filma “First Cut Lab”

6 Shkurt, 2019 - 9:37 am

Në janar të vitit 2019, First Cut Lab (FCL), organizon edicionin e tij të  pestë përgjatë Trieste’s When Wast Meets West (WEMW).

FCL është punëtori e specializuar për filma artistikë në fazën e redaktimit. Ai udhëhiqet nga Matthieu Darras dhe që nga viti 2015, në bashkëpunim me WEMW (drejtuar nga Alessandro Gropplero), programi tani po zgjerohet dhe po fillon disa partneritete të reja për vitin 2019. Në mënyrë të veçantë, me Festivali Ndërkombëtar të Filmit Karlovy Vary (KVIFF)-së, kurse Kosova dhe Ukraina do të bashkohen me punëtoritë e tyre kombëtare.

Paralelisht me Forumin e Filmit të Prishtinës, edicioni i parë i FCL Kosovë do të zhvillohet nga 17 deri më 19 korrik 2019, duke zgjedhur dy projekte lokale. Ilire Vinca, kryetar i bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, tha: “First Cut Lab Kosovo është një aventurë e mrekullueshme për të qenë pjesë e saj dhe  QKK është krenar për ta njoftuar këtë lajm. Duke punuar me këtë grup të mrekullueshëm ekspertësh dhe këshilltarësh do të jetë një udhëtim i mundësive për prodhuesit e filmave dhe industrinë tonë. Ne jemi gati për ta nisur rrugën! “, shkruhet në njoftimin e FCL./ KultPlus.com

Të ngjajshme