займ на карту онлайн потребительский кредит

Kritika ndërkombëtare e filmit, Rozafa Çelaj e krahason me Juliette Binoche

17 Shtator, 2019 - 10:00 pm

Rozafa Çelaj ka një rol shumë të rëndësishëm në filmin “Shpia e Agës” me skenar dhe regji të Lendita Zeqiraj, dhe figura e saj në këtë film nuk ka mbetë pa rënë në sy edhe nga kritikët e filmit ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Prof. Dr. Maja Bogojević, teoriciente dhe kritike e filmit, si dhe dekan i Fakultetit të arteve vizuale të Univerzitetit Mediteran dhe themeluese e revistës së pare të filmit në Mal të zi  dhe Camera Lucida,  anëtare aktive e kritikës ndërkombëtare – FIPRESCI dhe FEDEORA, së fundi kanë shkruar një kritikë mbi filmin “Shpia e Agës”, dhe në këtë kritikë, përpos vlerësimit super të lartë për punën e regjisores, por edhe të aktorëve, ato kanë vënë në pah një krahasim të aktores kosovare me atë të yllit botëror.

“Më e reja prej tyre, Emira (Juliette Binoche premtuese kosovare) pi marihuanë, të cilën ia jep Aga, një djalë nëntë vjeçar, i luajtur në mënyrë shumë prekëse nga i talentuari Arti Lokaj, i vetmi karakter mashkull, përveç Cera’s së vrazhdë (i luajtur shkëlqyeshëm nga Basri Lushtaku), në këtë portretizim autentik të jetës së grave në margjina”, kanë shkruar ato mes të tjerash në këtë kritikë, që është botuar së fundi edhe në KultPlus./KultPlus.com

Të ngjajshme