займ на карту онлайн потребительский кредит

“Lepuri me pesë këmbë” dhe emrat e kinematografisë shqiptare që ky film i mblodhi 35 vite më parë (VIDEO)

16 Nëntor, 2017 - 4:22 pm

Më 20 qershor të vitit 1982, u patë dhënë premiera e filmit të njohur shqiptar “Lepuri me pesë këmbë”. Është vështirë të gjendet një qytetar shqiptar i cili nuk e përmend këtë film, skenarin e të cilit e ka shkruar Rifat Kukaj ndërsa erdhi nën regjinë e Ismail Ymerit.

“Lepuri me pesë këmbë”, mblodhi rreth vetës një ekip si para kamere ashtu edhe prapa saj me emra të njohur shqiptar, të cilët i dhanë jetë këtij filmi dhe arritën ta skalitin në memorien shqiptarëve.

“Prapë ju kapi xekrri a. Dervishi në dardhë, dervishi në dardhë”.

“Ikini more shejtana. Sa kambë i ka lepuri dervish? Një mijë herë u kam thënë. Të lutem dervish, sa këmbë i ka lepuri? Pesë shejtan, pesë”.

“O dervish, o dervish, a don pite a qervish”

Personazhet e filmit 115 minutësh, erdhën përmes aktorëve Abdurrahman Shala, Beqir Gashi, Istref Begolli, Muharrem Qena, Bislim Muçaj, Lavdije Thaçi, Naim Kryeziu, Xhevat Qorraj, Lumnije Muçaj, Milazim Dukolli, Milihate Ajeti, Xhevdet Gashi…

Producent i filmit ishte Kosovafilm me drejtues Azem Shkrelin, muzika nga Bashkim Shehu, kamera Afrim Spahiu, skenografia Agush Beqiri, vendi i prodhimit Kosovë, montazha Agron Vula ndërsa kostumet Samka Ferri.

KultPlus, po e publikon sot komplet filmin “Lepuri me pesë këmbë”, i cili vitin e kaluar ishte publikuar në YouTube nga Pika./ KultPlus.com

Të ngjajshme